Qarri: Doja Gjokën trajner, por ai ka qejf dyert e pasme

Sep 8, 2018 | 12:23
SHPËRNDAJE

Një deklaratë e Ernest Gjokës se “nuk është normale që një trajner të largohet pas tri javësh kampionat”, ka provokuar presidentin e Kamzës. Naim Qarri nuk e ka kapërdirë dot mesazhin ish-trajneri të Vllaznisë, Kukësit, Kamzës, Apolonisë dhe Flamurtarit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Qarri thotë se Gjoka ishte një kandidat për të drejtuar Kamzën pas largimit të Devollit, por nuk i plotësonte dot kushtin kryesor që kërkon Gjoka në një klub: daljet nga dera e pasme…

Naim Qarri

REAGIMI – “Kam dëgjuar pak ditë më parë Ernest Gjokën në ‘ABC News’ kur thoshte se një trajner nuk shkarkohet pas tri javësh kampionat. Në fakt, unë Gjokën e doja trajner te Kamza, por nuk i plotësoja dot kushtin që stadiumi ynë të ketë derë të pasme. Gjoka i ka qejf dyert e pasme… Kur dështoi me Vllazninë dhe e kuptoi që kishin rënë nga kategoria, nuk doli si burrë nga dera kryesore, por iku nga dera e pasme. Ne në Kamzë nuk kemi dyer të pasme që Gjoka të dalë andej kur nuk i shkojnë punët mirë. Ndaj nuk e morëm trajner”, ka thënë Qarri me ironi.

DURO PROJEKTON DY NDRYSHIME – Gjatë seancës stërvitore të kësaj të premte është vënë re se trajneri Klodian Duro e ka përqendruar punën e tij, përveç aspektit fizik, edhe në pjesën taktike. Në ndryshim nga ditët e para, trajneri punoi me repartet në veçanti, duke e ndarë ekipin në dy grupe. Gjithashtu Duro ka zhvilluar dhe një minindeshje për rreth 20 minuta, për të vlerësuar si dhe për të krijuar situata të ndryshme taktike të lojës. Masato Fukui dhe Nuredin Orelesi janë stërvitur për pak çaste veçmas duke kryer disa ushtrime të lehta dhe një vrapim rreth fushës.

klodian duro

Ata ende nuk kanë përgatitjen e duhur fizike, por që janë vënë re edhe disa shfaqje të shqetësimeve fizike. Deri në ditën e ndeshjes së parë, pra atë të datës 12 shtator kur do të zhvillojë dhe debutimin zyrtar në Kupë kundër Besës, e cila mendohet të jetë një test përpara ndeshjes së kampionatit për trajnerin Duro, do t’i shërbejnë trajneri të ri të Kamzës për të njohur sa më shumë skuadrën.

A.Dushku

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura