Qarku i Kukësit zgjedh pesë kandidatët për deputetë, Bardhi: PD do t’ia japë pushtetin qytetarëve. PS i mbylli listat, kurse demokratët…

Sep 25, 2020 | 22:25
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme qarku i Kukësit mbylli votimin në anëtarësi për kandidatët për deputetë. Të zgjedhurit janë Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni dhe Vjollca Vata.
Bardhi-Vasili-bylykbashi-konference keshilli politik-listat e hapura3

Për këtë ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili përmes një shënimi në facebook  thotë se “pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës”, ndërsa thekson se PD ka në plan që t’ia japë pushtetin qytetarëve.

Sipas Bardhit, ndërsa PS vendosi mbylljen e listave, “demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve”.

Postimi i plote:

Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.

Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.

Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura