Pyetja më e çmendur e internetit “Çfarë ngjyre ka ky fustani?”

Feb 27, 2015 | 10:54
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Ngjyra e një fustani është bërë tema kryesore në mediat sociale pasi disa e shohin fustanin blu me të zi, disa të tjerë të bardhë me gold.

Kjo “dilemë” është bërë edhe sensacioni i momentit në Twitter teksa Kim Kardashian, Taylor Swift, Justin Bieber kanë postuar foton e fustanit duke thënë ngjyra të ndryshme përsa i përket fustanit.

“Është e çuditshme, mua më duket ngjyrë blu, ndërsa Kanye bezhë me gold”-ka shkruar Kim Kardashian.

E para që e postoi në Tumblr këtë foto ishte Caitlin McNeill.

“Dy shoqet e mia po martoheshin dhe nëna e nuses ua dërgoi foton  vajzave të tyre për ta parë”-ka thënë McNeill.

Por ata nuk ishin dakort me ngjyrën, duke thënë se nuk u pëlqente bardhë dhe gold. Por vajza u ka thënë se është blu.

Ajo më pas e ka publikuar online duke pyetur njerëzit se çfarë ngjyre u duket ky fustan.

Por në të vërtetë ky fustan është blu me të zezë dhe i bërë nga kompania Roman Origjinals.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura