Pyetja e Kryemadhit: Çfarë bëjnë 180 vajza te Rama në Kryeministri?

3
SHPËRNDAJE
 

Nëse ka një agjenci që duhet shkurtuar, e para është agjencia e kryeministrisë, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nje dite me pare e ftuar ne studion e Ilir Babaramos, teksa tha se nga 600 veta në personel, 180 prej tyre janë vajza.

Kryemadhi-Lezhe-4-300x220

Për strukturën jeni shprehur edhe më përpara që kjo është një qeveri me numër të vogël, por me korrupsion më të madh. Përse e paragjykoni këtë?

Sepse 80% e buxhetit të shtetit është në duar të dy vetëve. Kjo do të thotë që të eliminosh çdo kënd tjetër, të eliminosh dëshmitarët e korrupsionit, se si mund të lësh ti 80% të buxhetit në duar të dy personave?! Ka qeveri të vogla, por buxheti është i shpërndarë në mënyrë të barabartë, këtu buxheti është i shpërndarë në dy personat e tij të besuar.

Si e gjykoni shkurtimin në 30% të agjencive dhe institucioneve në varësi?

Unë mendoj që shkurtimet ai duhet t’i fillojë nga kryeministria, sepse ka 600 veta në personel dhe 180 janë vajza. Se ça bëjnë një zot e di dhe që paguhen me rroga. Nëse ka agjenci që duhet shkurtuar, e para është agjencia e kryeministrisë.

Shumë analistë i kanë cilësuar ndryshimet dhe bashkimet e agjencive dhe ministrive si një truk ndaj LSI për të nxjerrë në rrugë mbështetësit e tij?

Nuk ka LSI të punësuar aty, është truk për të larguar socialistët e tij. A i përdori Sajmir Tahirin, Taulant Ballën, Mimi Kodhelin? Ku janë sot?

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVIDEO/ Ruçi i tregon vendin Berishës, i ndërpret fjalën. Debati në seancë
Artikulli tjetërDel video/ Basha drekon me Donald Lu në restorantin në ish-Bllok

3 KOMENTET

  1. Po cbejne gjith ato gra atje …..punen e tyre bejne ..sbesoj se zonja kryemadhi eshte bere xheloze qe seshte dhe ajo ne kete staf.

  2. MUND TE BEJNE CDO GJE POR ATE QE BEJNE TEK CADRAT E KAMPIT TE LSI-SE NE JAL , APO NE SHKUMA PARTI VALLAHI BILAHI KETO 180 VAJZAT S'E BEJNE DOT.
    MEGJITHATE PSE JE KAQ KURIOZE TI ???
    PUNOJNE MOJ MONIKA PUNOJNE.
    NE E DITSH TI SE C'ESHTE PUNA NE QAFE PACIM QEVERINE PARLAMENTIN DHE LSI-NE.
    SHPETON KETE RRADHE PRESIDENCA SE S'KA LIDHJE FARE ME TY.

  3. Kjo pyetje nuk mund te behet nga kjo zonje sepse per kater vjetet qe ishte ne qeveri nuk u ngrit nje problem i tille opa tani qe rra nga kali u kujtua per ta bere kete pyetje

Comments are closed.