Pyetja e karabinierëve i “zë ngushtë” shqiptarët, kapen me 2 kg heroinë të pastër e dhjetëra mijëra euro. Si e kishin fshehur drogën

Nov 13, 2019 | 19:25
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë kanë përfunduar në rrjetën e Guardia di Finanza nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

finanza-e1573653308418

Gjatë një shërbimi kontrolli në Trento, njësitë policore me qenë antidrogë kontrolluan një automjet me targa italiane, brenda së cilës u gjetën 1 kg heroinë e pastër.

Kërkimi i mëpasshëm në shtëpitë e drejtuesit të mjetit në Mezzolombardo, u ka mundësuar karabinierëve të gjejnë edhe një kg heroinë tjetër të pastër, e fshehur mirë pas një dollapi në dhomën e gjumit. Droga ishte e ngjashme me atë të gjetur në makinë.

Gjatë kontrolleve, 250,00 euro u gjetën gjithashtu në para të gatshme, nga të cilat të dy banorët e shtëpisë nuk ishin në gjendje të jepnin justifikime për origjinën e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura