Pyetet për situatën në Kosovë, Rama refuzon të përgjigjet: Ju vjen keq që të mos kem asnjë koment, sepse …

Mar 26, 2020 | 22:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në emisionin “Real Story”, në News 24 ka refuzuar të bëjë koment për situatën aktuale në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

rama

I pyetur nga gazetari Sokol Balla se cili ishte mendimi i tij për këtë situatë, Rama u përgjigj:“Ju vjen keq juve që të mos kem asnjë koment për këtë sepse kam çështje shumë më të rëndësishme. Si kjo që kemi këtu përshembull”.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua mbrëmjen e djeshme. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallën ku u mbajtën 12 orë diskutim, ndërsa votuan 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua pas një mocioni mosbesimi të ngritur nga partneri i tij qeveritar, LDK, një ditë pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK, Agim Veliut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura