Pyetësori/ Çfarë ndodh nëse shqiptarët janë kundër “Ballkanit të Hapur” dhe pro ndarjes nga Maqedonia e Veriut? Rama: Ja si ndryshon qasja e qeverisë  

Jan 27, 2022 | 21:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka treguar se si do të ndryshojë qasja e qeverisë nëse shumica e shqiptarëve do të jenë kundër “Ballkanit të Hapur” apo pro ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit. 

rama 3

Rama tha në “Open” se nëse 90 për qind e shqiptarëve do të jetë kundër Ballkanit të Hapur qeveria do të detyrohet të japë shpjegime. Ndërsa nëse shqiptarët duan ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, Rama tha se atëherë qeveria do të ndryshojë vijë.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Dilemë e keni edhe pyetjen për Ballkanin e Hapur por ky është fakt i kryer? Çfarë vendimmarrje ka qytetari Shqiptar për Maqedoninë e Veriut? Po e ndërseni popullin drejt një drejtësie popullore?

Rama: Sa i takon ndarjes me Maqedoninë ka shumë në dorë Shqipëria. Ne kemi pasur mundësinë që të bëjmë një politike agresive ndarjeje dhe të shkojmë në çdo derë evropiane edhe të themi ç’punë kemi ne që na mbani këtu. Nëse as presidenti i Francës nuk do ta bindi Bullgarinë të ndryshoj rrugë atëherë është e arsyeshme që ne të ndryshojmë vijë.

Pyetje: Nëse shumica janë pro ndarjes nga Maqedonia e Veriut si do veproni?

Rama: Në rast se do kemi një ndjesi nga populli që po do ndahemi tani…Shqipëria komportohet ndryshe, kërkon në çdo instancë ndarje.

Pyetje: Nëse Këshillimi del që 90 për qind e qytetarëve janë kundër Ballkanit të Hapur?

Rama: Nuk do nisemi me nëse, dhe nëse do figuroja që janë 90 për qind e qytetarëve kundër do bëjmë më shumë punë për ta shpjeguar.

© Panorama.al

Te lidhura