Putin rrëfen 5 atentatet ndaj tij: U shpëtova falë këshillës së Fidel Kastros

Jun 2, 2017 | 9:57
SHPËRNDAJE

Presidenti rus, Vladimir Putin është bërë subjekt i një dokumentari nga producenti Oliver Stone. Në dokumentarin më të ri, Putin rrëfen se si u ka shpëtuar 5 atentateve ndaj tij, si edhe tregon qëndrimin e tij për çështjen “Snowden”.

41046AAF00000578-0-image-a-105_1496383882584 (1)Dokumentari që është publikuar tashmë, është filmuar më së shumti brenda një makine që drejtohet nga Presidenti rus.

Ai paraqitet i thjeshtë, shumë ndryshe nga çfarë kemi ndjekur në TV.

“Unë u besoj shumë stafit tim të sigurisë. Ndaj kam mundur të mbijetoj nga atentatet. Kujtoj një këshillë të vyer që më ka dhënë Fidel Kastro. Ai më thoshte se ishte gjallë për shkak të rojeve të sigurisë që kishte dhe se u besonte atyre. Këtë bëj edhe unë”, tha Putin.

Lidhur me çështjen “Snowden”, Putin tha se fakti që ai i ka garantuar azil ish-analistit të CIA-s nuk do të thotë se mbështet aktet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura