Putin me deklaratë të fortë për SHBA pas sulmit të djeshëm, thotë se…

Apr 15, 2018 | 17:34
SHPËRNDAJE

Historia do t’i vendosë gjërat në favor të Sirisë, e SHBA tashmë është përgjegjëse për një zinxhir “vrasjedh të përgjakshme” në vende të tjera, tha Presidenti rus Vladimir Putin pas sulmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi Siri.

Screen-Shot-2018-04-14-at-09.01.43

“Historia do t’i rregullojë gjërat, dhe Uashingtoni tashmë ka përgjegjësinë e madhe për masakrën e përgjakshme në Jugosllavi, Irak dhe Libi,” tha Putin në një deklaratë pas sulmit të SHBA dhe aleatëve të saj.

Ky veprim ushtarak i njëanshëm ka “një ndikim shkatërrues në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare” dhe vetëm përshkallëzon krizën siriane në vend që ta zbusë atë, tha presidenti rus, raporton RT, shkruan Panorama.

Më herët, Purin në reagimin e tij të parë ka paralajmeruar SHBA per pasojat.

“Me këto veprime, Uashingtoni po nxit vetëm një valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe rajoni i tërë”- tha Putin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura