Putin flet për Panama Papers: Faktet janë të vërteta, por nuk jam përfshirë

Apr 14, 2016 | 23:26
SHPËRNDAJE

Vladimir Putin thotë se, zbulimet e “Panama Papers janë të vërteta, por nuk e implikojnë atë. Presidenti rus u pyet gjatë konferencës së përvitshme me telefonata, ku tha se, në këtë skandal është përfshirë një mik i tij i vjetër.2882

Pyetja për Putin ishte se përse nuk hedh në gjyq mediat perëndimore, kur akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta.

“Sa do e çuditshme të duket, informacioni është i saktë. Kam përshtypjen se kjo nuk u përgatit nga gazetarët, por avokatët për nga mënyra që u prezantua. Dhe praktikisht nuk akuzohet asnjëri për asgjë dhe kjo është e gjitha. thjeshtë po përpiqen të shkaktojnë konfuzion duke thënë se disa nga miqtë e mi janë të përfshirë në biznes dhe se disa nga parat e tyre në kompanitë offshore i përkasin zyrtarëve, përfshirë presidentit”, tha Putin.

Por, presidenti rus nuk preku përfshirjen në këtë skandal të zëdhënësit bashkë me bashkëshorten e tij, të cilët kanë regjistruar një firmë sekrete offshore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura