“Putin është 10 hapa para”, ish-agjenti britanik jep alarmin: Rusia gati për luftën e re

Mar 27, 2018 | 11:02
SHPËRNDAJE

“Putin është 10 hapa përpara”. Keshtu ka deklaruar sot ish-agjenti i MI5 (sherbimi sekret  i Britanise), i cili duke folur pas zhvillimeve me te fundit, kur bota u rendit kunder Moskes zyrtare, ne akuze si pergjegjese per helmimin ish spiunit rus dhe te bijes, paralajmëroi se presidenti rus ‘i ka vënë tashmë gjërat në vend’ për të goditur pas boten qe iu vu kunder.

ish spiuni

“Vladimir Putin eshte “dhjetë hapa përpara” Perëndimit dhe nuk do të lejojë që rrjeti i tij spiuneve të shpërbëhet pasi më shumë se 100 zyrtare u debuan mbrapsht ne Moskë, tha një agjent i MI5, raporton “Daily Mail”.

Kremlini ka premtuar të “reagojë ashpër” pasi aleatët e Britanisë debuan diplomatë nga 23 vende në përgjigje të helmimit te ish spiunit rus.

SHBA ka dëbuar 60 zyrtarë dhe ka mbyllur konsullatën ruse në Seattle pas vrasjes në tentativë të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia këtë muaj.

putin

Sot, një ish-spiun i MI5 tha se Putin, si një ish oficer i KGB-së, do të jetë gati dhe do të dëshirojë t’i dënojë ata që janë përgjegjës, pasi Rusia përgatitet për një Luftë të Ftohtë të re.

Ai, qe preferoi ta therrasin si Tom Marcus, tha se pas kesaj pritet degradim situate dhe do te kete pasoja.

“Mendoj se Putini do ta ketë parashikuar këtë veprim, ai i perket atij lloj qe mendon dhjete hapa para e sigurisht qe edhe ne kete situate ka menduar, çfarë ndodh nëse?”- tha ai, duke shtuar se “agjentët rusë në Britani shpenzojnë kohën e tyre duke vjedhur sekrete – por prania e tyre në Britani të Madhe i lejon shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe të mbledhin informacione mbi aktivitetet e Rusisë këtu dhe në mbarë botën.

Sipas tij, “ka shumë ide të gabuara, se spiunët rusë po përpiqen të infiltrojnë qeveritë dhe bizneset, kur në të vërtetë ata po vjedhin sekrete”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura