Putin bisedë telefonike me kancelarin austriak, Presidenti rus: Ukraina ka sabotuar negociatat për paqen! Nuk është faji jonë për…

May 27, 2022 | 18:23
SHPËRNDAJE

Presidenti Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sabotimin e bisedimeve të paqes me Rusinë.

putin

Kremlini ka publikuar një deklaratë ku ka zbardhur një bisedë telefonike që ka zhvilluar Putin me kancelarin austriak Karl Nehammer.

Sipas BBC, Putin është shprehur se bllokada që Rusia i ka bërë porteve të Ukrainës nuk është fajtor për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit.

Presidenti rus thotë se ky fenomen ka ardhur për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë.

Kancelari i Austrisë tha se qëllimi i bisedës telefonike, i përshkruar si “shumë intensive, shumë serioze”, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.

Ai gjithashtu shtoi se Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura