Puthje e përqafime në publik, Robert Berisha kapet ‘mat’ me të dashurën misterioze (Foto)

Dec 10, 2019 | 12:02
SHPËRNDAJE

Ai ka qenë mjaft i komentuar në media për shkak të ndarjes nga bashkëshortja, këngëtarja Nora Istrefi.

Megjithëse Robert Berisha është shprehur se nuk janë ndarë akoma me letra dhe po bëjnë vetëm një pauz të vogël, këto foto të siguruara nga “Review” tregojnë të kundërtën.

Ai është fotografuar në një nga baret e Prishtinës duke u puthur dhe duke u përqafuar me një vajzë misterioze, identiteti i të cilës nuk dihet ende.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Roberti u përfol për një lidhje të mundshme me një modele por që ai e përgënjeshtroi lajmin duke thënë se ajo thjesht do të merret pjesë në klipin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura