Puthje e përkëdhelje për Shën Valentin me Eugent Bushpepën, Adrola Dushi nis romancë me këngëtarin

Feb 15, 2020 | 15:16
SHPËRNDAJE

Fiks për Shën Valentin, modelja Adrola Dushi dhe rokeri Eugent Bushpepa janë prezantuar si çift romantik i dashuruar, brenda 4 minutave të klipit me titull “Stay with me tonight”. Ndoshta do t’ju tingëllojë disi e çuditshme, por Adrola Dushi dhe Eugent Bushpepa na kanë surprizuar të gjithëve dy ditë më parë, duke u shfaqur si një çift romantik i dashuruar, ku nuk i kanë kursyer puthjet dhe përkëdheljet plot pasion e sensualitet. 

Bëhet fjalë për videoklipin e ri të Eugent Bushpepës, i cili si rrallëherë vendos të aktrojë me skena romantike me modelen e klipit. Projekti që mban titullin “Stay with me tonight” ka pjesë të klipit patrioten e tij nga Rrësheni, Adrola Dushi.

Adrola dhe Eugenti shfaqen shumë të ngrohtë me njëri-tjetrin, aq sa fansat besojnë se ata nuk kanë aktruar, por gjithçka që shohim është e vërteta e një raporti romantik që ata përcjellin në klip.

“Stay with me tonight” është një këngë e bukur, perfekte për t’u dëgjuar në këtë Shën Valentin dhe para se të shfaqej klipi, Adrola bëri një status ku shprehu ndjesitë dhe arsyen pse pranoi të bëhej pjesë e projektit të Bushpepës. Modelja ka rrëfyer në rrjetet sociale se është hera e parë që e shikojmë në një videoklip.

Si një fanse e muzikës dhe zërit të këngëtarit Bushpepa, Adrola ka treguar se nuk e refuzoi ofertën për të qenë pjesë e këtij projekti muzikor. Duke qenë se pjesëmarrja e saj në klip ka tërhequr edhe vëmendje sepse shfaqet në momente mjaft romantike në klip, duke qenë se ishte edhe protagonistja kryesore, ajo u shpreh: “Ju nuk më keni parë në asnjë videoklip dhe ndoshta nuk do të më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk u thosha dot ‘JO’. Rrësheni rock’s! Erdhëm të tre nga një qytet i vogël dhe ia dolëm të ndërtonim ëndrrat tona. Gent, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithnjë fanse e muzikës dhe zërit tënd. Reni, ti je bashkëpunëtori i vjetër, profesionist i vërtetë, tanimë shoku im.”

Modelja e njohur Adrola Dushi nuk ka marrë komente aspak pozitive për rolin e prezantueses si partnerja e Ardit Gjebreas në tri netët finale të “Këngës Magjike”, që u mbajt në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Kujtojmë që Adrola është komentuar gjatë për divorcin nga ish-bashkëshorti, dhe vazhdimin e jetës si nënë beqare në SHBA, e djalit të tyre Troy. Pasi prezantoi në krah të Ardit Gjebreas Festivalin “Kënga Magjike”, ajo u komentua edhe për një lidhje me një model shqiptar, që jeton në SHBA.

Vajza nga Rrësheni me bukuri të spikatur arriti të prekte botën e modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në sajë të mbështetjes që i dha fotografi me famë botërore, Fadil Berisha. Në ndonjë deklaratë të shkurtër ajo pohonte se ishte single, pasi gjatë kësaj periudhe nuk e kishte ngacmuar asnjë mashkull.

Mirëpo, pak muaj më parë Adrola postoi në rrjetet sociale një foto shumë komprometuese, që dëshmonte faktin se nuk ishte më single. Ajo pozonte e dorëzuar në krahët e një aktori dhe modeli i quajtur Pavllo Zengo, i cili po ashtu jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të njëjtën foto ku ajo llastohej në krahët e tij e postoi edhe djali zeshkan me sytë blu, i cili është një shqiptar i përfshirë në botën e aktrimit dhe modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai gjithashtu postoi të njëjtën foto me statusin “Merre, ose lëre”, duke iu referuar Adrolës. Nuk munguan komentet e miqve, të cilët i sugjeronin që ta marrë Adrolën pa asnjë mëdyshje, pasi sipas tyre “është një nga vajzat më të bukura mbi tokë”. Poshtë fotos nuk munguan komentet me zemra të Adrolës, jo vetëm poshtë kësaj fotoje çift, po edhe të një tjetre që Pavllo kishte postuar në “Instagram”-in e tij, në shoqërinë edhe të një tjetër mikeshe.

Nuk dihet se si vazhdon marrëdhënia e tyre, tashmë që ajo shfaqet në skena romantike në klipin e ri. Sa për Eugent Bushpepën, ai gjithmonë e ka mbajtur sekret jetën private. Për partneren e tij, ai foli hapur kur fitoi Festivalin e Këngës në RTSH, me këngën “Mall”, një dedikim për partneren kur e kishte pasur larg.

Të dashurën e tij Adrian, Bushpepa e zbuloi gjatë udhëtimit në Lisbonë gjatë turit për Festivalin Europian, e cila mori vëmendjen e mediave, ndërkohë që kishin 6 vite që bashkëjetonin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura