Pushuesit evropianë fajtor për valën e dytë të infektimit. Si e shpjegon profesori i shëndetit publik

Oct 28, 2020 | 21:53
SHPËRNDAJE

Lëvizja masive e pushuesve evropianë të etur për t’u çlodhur pas bllokimeve gjatë periudhës së verë shihet kryesisht si shkak për valën e dytë të infeksioneve të koronavirusit në kontinent, tha një ekspert i shëndetit publik për EuroNews.

602x338_cmsv2_37388f22-7db9-5cc0-8d76-06a0302ccd4d-5065286

“Kushdo që vozit nëpër autostrada në Francë gjatë gushtit, mund të shihte karvanin e holandezëve që lëviznin në jug, pothuajse si një migrim i kafshëve në Afrikë”, tha Martin Mckee, profesor i shëndetit publik evropian.

“Është e pabesueshme dhe kjo thjesht nuk ndodhi në pjesë të tjera të botës”, shtoi ai.

Në disa raste, evropianët sollën covid-19 në vendet që ishin relativisht të padëmtuara në valën e parë të pandemisë të tilla si Greqia, shpjegoi ai. Në raste të tjera, shtoi McKee, ata e kthyen virusin në vendet që e kishin menaxhuar mjaft mirë si Gjermania dhe Austria.

Ky eksos masiv i pushimeve verore është një fenomen evropian, argumentoi McKee dhe pjesërisht shpjegon pse vendet si në Azi në krahasim, nuk kanë një valë të dytë të ngjashme dramatike këtë vjeshtë si Evropa.

“Ju nuk i shihni të gjithë amerikanët që lëvizin në Florida për shembull, në të njëjtën kohë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura