Pushimi i akuzës për lobimin rus ndaj Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, Prokuroria ndërmerr një tjetër nismë

Jan 27, 2020 | 17:30
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka apeluar vendimin për pushimin e çështjes ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.

Basha, Halimi dhe Ristani duke dalë dje nga Prokuroria e Përgjithshme
Basha, Halimi dhe Ristani duke dalë dje nga Prokuroria e Përgjithshme

Apelimi i vendimit erdhi dy javë pas vendimit të gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili tha në vendimin e tij se nuk kishte prova për lobim rus.

Prokuroria nisi hetimet pas denoncimeve në media se Partia Demokratike fshehu një pagesë rreth 500 mijë dollarë gjatë vitit 2017.

Në qershor të këtij viti, Basha, Ristani dhe Dervishi u morën të pandehur për akuzat e “pastrimit të parave” dhe “falsifikimit”, sa i përket mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve paguar në emër të Partisë Demokratike për kompani lobimi pjesë e Muzin Capitol Partners drejtuar nga Nicolas Muzin.

Disa muaj pas hetimeve, dy prokurorë të çështjes Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako firmosën kërkesën për dërgimin e saj në gjyq vetëm për akuzën e falsifikimit. Prokurori tjetër Kol Hysenaj duket se nuk ishte dakord me këtë përfundim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura