Pushimet e nxehta të Rita Orës në Ibiza, këngëtarja shqiptare fotografohet nën shoqërinë e të dashurit të ri

Jul 30, 2020 | 15:27
SHPËRNDAJE

Rita Ora ka nisur pushimet me të dashurin e saj të ri Romain Gavras.

Çifti janë fotografuar në një anije të vogël së bashku me miqtë e  tyre, teksa shijojnë pushimet në Ibiza.

Këngëtarja 29-vjeçare e veshur me bikini ngjyrë rozë vuri në pah format e saj të tonifikuara trupore.

Ndërsa i dashuri i saj 10 vite më i madh u fotografua i veshur me një palë pantallona të shkurtra plazhi teksa hidhej në ujë.

Të dy shijuan një moment intim të shkurtër në ujë përpara se të ktheheshin në anije.

Rita Ora dhe producenti muzikor dukeshin shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

/Panoramaplus.al

   

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura