“Pushimet e fundit çift”- Olta Gixhari zbulon kur do vijë në jeta fëmija: Kryevepra jonë do na ndryshojë jetën

Jul 4, 2020 | 9:24
SHPËRNDAJE

Olta Gixhari po shijon pushimet e saj të fundit si çift me partnerin e saj misterioz, pasi për pak kohë foshnja e saj do vijë në jetë.

Aktorja e famshme shqiptare ka dhënë detaje nga shtatzënia duke treguar se është 32 javëshe shtatzënë.

Duke e quajtur një kryevepër, ajo u shpreh se mezi pret që bebi të vijë në jetë.

“#32weekspregnant dhe këto janë pushimet tona te fundit çift?‍❤️‍? për pak jave kryevepra jone do të na ndryshoj jetën, dhe ne mezi po e presim,”- shkroi Olta, ndërsa nuk zbuloi gjininë e bebit.

Ajo e shoqëroi postimin me një foto ku i dukej barku i rrumbullakosur.

Aktorja pozoi e veshur me një bluze të bardhë pa reçipeta dhe me një trëndafil në dorë.

Olta Gixhari e mbajti të fshehtë shtatzëninë derisa u zbulua nga mediat rozë pak kohë më parë.

Ajo është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj dhe ka vendosur që të mos zbulojë identitetin e tij.

/Panoramaplus.al

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura