Pushimet e Eni Vasilit

Aug 31, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

11
Studioja e saj u kthye në një arenë të vërtetë debatesh, sidomos gjatë fushatës zgjedhore për kryetarët e bashkive. Pas një sezoni intensiv, “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili u konfirmua edhe një herë si një ndër emisionet me shikueshmëri të lartë. Kandidatët për kryetarë bashkish zgjodhën Eni Vasilin dhe i besuan emisionit të saj për betejën mediatike mes njëri-tjetrit dhe shpalosjen e programeve të tyre. Krerët e politikës rrëfyen të gjithë pa përjashtim në tavolinën e saj objektivat dhe planet elektorale.

Dhe pas këtij sezoni kaq të ngjeshur, disa pushime janë më se të domosdoshme për të rikuperuar forcat dhe energjitë për një sezon të ri televiziv. Vasili ka vendosur që gushtin ta shijojë të tërin. Pasi ka frekuentuar plazhet e Jugut, gazetarja ka fluturuar për pushime jashtë vendit. Me turban në kokë, një tendencë e verës së fundit, gazetarja, sipas informacioneve, ka pushuar me disa mikesha dhe tani bëhet gati për ekranin, pasi “Studio e Hapur” në “News 24” rifillon më 1 shtator. Ne i urojmë suksese!

339

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura