Pushimet aktive të Nard Ndokës dhe relaksuese të Artan Hoxhës

Sep 5, 2015 | 13:24
SHPËRNDAJE

ii
Teksa sheh fotot e personazheve të njohur gjatë pushimeve në bregdet, arrin të kuptosh shijet, preferencat dhe hobet e tyre. Gjatë fundjavës së kaluar, krahas shumë fytyrave publike, paparaci ynë ka arritur të fiksojë edhe opinionistin e njohur, Artan Hoxha, si dhe deputetin Nard Ndoka. Hoxha u vu në qendër të vëmendjes kur u propozua si Presidenti i Shqipërisë pak vite më parë, por gjithsesi ai është një personazh televiziv shumë i njohur, pasi është prezent në panele debatesh në emisione politike dhe jo vetëm.

88
Por nga fotot kemi kuptuar se adrenalinën Hoxha e çliron vetëm në studiot e Fevziut, sepse në plazh ai preferon të rrijë i shtrirë në shezlong për një kohë të gjatë, ndërkohë që po kaq të gjata i bën edhe bisedat me bashkëshorten e tij. Krejt ndryshe shfaqet situata me deputetin Ndoka. Njësoj si fotot e vjetshme, edhe sivjet Ndokën e gjejmë në versionin më sportiv të mundshëm, duke luajtur volejboll. Ai nuk preferon pushimet pasive, por duhet thënë se nga vjet Ndoka ka vënë disa kilogramë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura