Punonte në të zezë, policia e pyeti për leje, 30 vjeçari i sulmon me darë hekuri. Zbardhet dosja për të riun në Tiranë

May 28, 2020 | 20:18
SHPËRNDAJE

Prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi të pandehur në gjykatë një 30 vjeçar, i cili goditi oficerët e një postblloku në kryqëzimin e Don Boskos gjatë kohës që ata kryenin kontrolle  sipas planit të masave CoVid-19.

maxresdefault-23

Shtetasi E. I akuzohet sipas prokurorit Bledar Valikaj për kundërshtim të policisë, ndërsa si provë kundër tij janë radhitur një darë metalike me të cilën ai sulmoi efektivët si dhe raporti mjeko ligjor që evidenton dëmtimin e njërit nga punonjësit.

Në dosjen e dorëzuar në gjykatë prokurori tregon se si 30 vjeçari nga Paskuqani u ndalua në rrugën Don Bosko në mesin e muajit prill.

“Oficerët e thirrën qytetarin të ndalonte, por kur ata i kërkuan edhe dokumentin e identifikimit ai u nervozua. Ai futi duart në xhep, në krahun e djathtë të tutave dhe prej andej ka nxjerrë një darë metalike. I riu tentoi ta godasë oficerin e policisë me darën metalike, dhe kur oficeri u mbrojt me duar ai u dëmtua në gishtërinj”, thuhet në vendim.

Më tej përshkruhet në dosjen që gazetarja Anila Hoxha zbardh se në ndihmë në policit kanë vrapuar kolegët e tij të qarkullimit rrugor që pasi u përleshën me qytetarin që mbante në kokë një kapuç, arritën që ta prangosnin. ‘Edhe kur e hipën në automjet – dëshmon njëri nga oficerët- qytetari u soll dhunshëm dhe na shau me libër shtëpie” nënvizohet në dëshmitë e efektivëve të marrë në pyetje për incidentin.

Prokurori shton në dosjen e dorëzuar në gjykatën e Tiranës  se gjithçka nisi teksa  policia i ka kërkuar shtetasit fillimisht të paidentifikuar, që  të tregonte se ku po shkonte dhe përse kishte dalë nga shtëpia, kur ndërkohë ishin në fuqi rregullat për karantinën.

Anila Hoxha tregon se prokurori e pyeti të akuzuarin se përse e mbante me vete darën metalike? Ai shpjegoi se ishte duke u kthyer nga puna dhe se punonte në ndërtim në të zezë. ” Ata më kërkuan dokumentin e identifikimit, unë nuk kisha, ata më kërkuan pse kisha dalë nga shtëpia, unë punoj në të zezë, ua tregova vetë darën .

Nuk i kam goditur unë, nuk jam person i rrezikshëm -rrëfeu i riu të cilit ndonëse ja administruan në fashikull këtë rrëfim,  provat flasin kundër tij . Tashmë  do jetë në dorë të gjyqtarit , ndërkohë që ekspertët vlerësuan se dara metalike nuk i plotëson kushtet për tu vlerësuar si armë e ftohtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura