Punonte në ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç, dëmtohet 32-vjeçari, transportohet drejt Spitalit të Traumës

Aug 8, 2020 | 19:35
SHPËRNDAJE

Një 32-vjeçar ka pësuar dëmtime fizike, ndërsa punonte kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku  i lënduar ka mbetur 32-vjeçari me inicialet A.K, banues në Korçë.

ambulanca

Ai është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa 32-vjeçari ëshët nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Shtetasi i mësipërm u transportua për në  spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura