DETAJET/ Punonjësja e ministrisë, dëshmia që ‘fundos’ Spiro Kserën

Jan 31, 2016 | 17:47
SHPËRNDAJE

Një punonjëse e Ministrisë së Çështjeve Sociale duket se ka dhënë dëshmi që fajësojnë Spiro Kserën. Sipas deklarueses I.B., ajo ka plotësuar një kërkesë bashkë me shtetasin D.S..

KSERA NE GJYKATE - Ish ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Spiro Ksera, gjate nje seance ne gjykaten e Tiranes, ku eshte njohur me masen e sigurise "arrest me burg". Ksera akuzohet nga prokuroria per vjedhjen e 30 milione lekeve duke shperdoruar detyren permes procedurave fiktive./r/n/r/nKSERA IN COURT - Former Minister of Labour and Social Affairs, Spiro Ksera, sits in Tirana’s court as he is being told that the Court upholds the arrest warrant issued against him in. Ksera was arrested on January 29 accused for stealing 30 million ALL.

Një kopje të kërkesës ajo e ka vënë në dispozicion të organit të procedurës, pra ia ka dorëzuar prokurorisë.

Nga dokumentacioni konstatohet se datat e ushtrimit të aktivitetit janë ndryshuar dhe në kopjen e kësaj shkrese të sekuestruar datat nuk janë të njëjta me ato të paraqitura në kopjen e dokumentit të paraqitur nga deklaruesja.

Në lidhje me këtë fakt, sipas Prokurorisë, rezulton se është falsifikuar përmbajtja e kërkesës së bërë nga I.B. dhe D.S. lidhur me datat e ushtrimit të këtyre aktiviteteve dhe të dhëna të tjera që janë paraqitur në dokumentacion.

Sipas Prokurorisë, Spiro Ksera, në cilësinë e autoritetit më të lartë të Ministrisë, ka kërkuar një listë aktivitetesh në lidhje me programin e mbrojtjes sociale për të gjitha institucionet që mbuloheshin nga politikat sociale.

Ksera ka kërkuar në vazhdimësi që të rishikohet lista e aktiviteteve duke bërë nga ana e tij një përzgjedhje të aktiviteteve të kërkuara nga drejtoria përkatëse, një nga të cilat kishte të bënte me fëmijë të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike dhe tjetri me moshën e tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura