Punonjësi i Ujësjellësit rrihet keq nga dy vëllezër, por përfundon edhe vetë në procedim penal. Ja ç’ndodhi

Aug 31, 2018 | 9:58
SHPËRNDAJE

Arresohen në flagrancë nga Policia e Elbsanit dy vëllezër që kanë dhunuar punonjësin e ujësjellsit, e ky i fundit po proçedohet penalisht në gjendje të lirë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit Andon Bërdufi 55 vjeç dhe Uran Bërdufi, 29 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan.

Këta shtetas në fshatin Katundi i Ri, në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës kanë goditur me grushta e sende të forta punonjësin e ujësjellësit, shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F.B.,punonjësi i ujësjellsit, pasi ka goditur me grushta shtetasit Andon Bërdufi dhe Uran Bërdufi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A.Bërdufi dhe U.Bërdufi, si dhe për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit F.B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura