Punonjësi i hidrocentralit aksidentohet në punë, ndërron jetë 44-vjeçari nga Kukësi

Jul 1, 2015 | 20:05
SHPËRNDAJE

Një 44-vjeçar nga Kukësi me banim në Durrës është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës, pranë vendit të punës në fshatin Shëngjin në Komunën e Fanit në Mirditë.

Foto ilustruese

Viktima është identifikuar si E. Elezi, i cili ishte punonjës i hidrocentrali që po ndërtohet nga një firmë turke në këtë zonë të Mirditës.

Ka qenë një punonjës tjetër i cili ka pikasur 44-vjeçarin e vdekur dhe e ka dërguar në Spitalin e Kukësit, ku po i nënshtrohet edhe mjekësisë ligjore.

Personi i cili e ka dërguar në spital ka dëshmuar se 44-vjeçari është aksidentuar gjatë punës, duke i sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me ngjarjen Policia e Mirditës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit në punë që i mori jetën 44-vjeçarit Elezi. Nga ana tjetër Inspektorati i Punës në Lezhë i cili mbulon edhe rrethin e  Mirditës nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen edhe pse është institucioni kryesor që merret me sigurinë e punonjësve në punë.

Elezi është viktima e 4 në harkun kohor të një viti që humb jetën gjatë punës për ndërtimin e HECI-it në Mirditë, ndërsa thuhet se kushtet ku punohet lenë shumë për të dëshiruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura