“Punonin në Mal të Zi, por u ‘përzunë’ pas përhapjes së COVID-19” – 13 shqiptarët e mbetur rrugëve gati të shkojnë në shtëpi. Një shofer doli vullnetar që …

Mar 25, 2020 | 17:59
SHPËRNDAJE

Problemi i 13 qytetarëve, që kishin ngelur në Shkodër për shkak të shtetrrethimit, tashmë është zgjidhur.

virus

Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se një shofer furgoni ka dal vullnetar per te derguar personat ne destinacion, pasi ka marrë autorizimin nga policia.

13 shtetasit shqiptar kishin ardhur nga Mali i Zi dhe më pas kishin mbetur ne Shkoder. Ato kishin ecur ne kembe dhe pëer më shumë se 4 ore prisnin nje automjet per ti derguar ne banesa.

Pak më herët ata ngrinin shqetësimin se komisariati i Shkodres nuk leshonte autorizim per transport. Ato kishin 2 jave qe punonin ne tuz por pas situates se kironavirusit atje, i eshte kerkuar te largohen nga vendi.

Nderkohe ne kufi jane testuar nga stafi mjeksor dhe kane marre nje autorizim qe deklaron se jane te paster nga COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura