“Punon në televizion por …”- Moderatorja shqiptare na prezanton për herë të parë bashkëshortin, tregon arsyen pse e mbajti të fshehtë

Dec 2, 2020 | 16:45
SHPËRNDAJE

Moderatorja shqiptare, Brunilda Lahe është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh foto me të bijën, Hanën, megjithatë asnjëherë s’na kishte prezantuar me bashkëshortin.

Gjatë një mini-interviste me ndjekësit, ata e pyetën pse asnjëherë nuk kishte publikuar foto me të.

Moderatorja u përgjigj se bashkëshorti i saj punon në televizion por jashtë kamerave dhe nuk i ka qejf fotot.

Brunilda Lahe shtoi se ai nuk e do vëmendjen e mediave sociale dhe moderatorja ka vendosur që të respektojë dëshirën e tij.

 “Ai punon në televizion, por pas kamerave dhe nuk i ka qejf fotot. Por pasi lindi Hana diçka ka ndryshuar. Kemi bërë 2 sete profesionale e po bëhemi gati për të tretin. Bashkë vetëm fotot e martesës kemi profesionale. Nuk e do vëmendjen e medias sociale aspak dhe unë e respektoj dëshirën e tij. Këto janë disa nga arsyet që nuk postoj me bashkëshortin,”- shkroi ajo, krahas një imazhi familjar ku duket edhe imazhi i partnerit.

/Panoramaplus.al

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura