Punimet për “Velieren” në Durrës, shoqëria civile i prish takimin Dakos (video)

Feb 15, 2017 | 14:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako zhvilloi sot një dëgjesë publike me qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile lidhur me debatet e shumta që kanë shkaktuar punimet që po kryhen në sheshin “Veliera” në Durrës.

Gjatë kohës që Dako shpjegonte se ky projekt është në monitorim të vazhdueshëm, ngrihen pankarta në sallë nga shoqëria civile.

“S’kemi gabuar, do na ndëshkojë historia, do na grejë lapidar, këto janë histori që nuk i përkasin takimit të sotëm, këto ti mbajë secili për vete. Ne po flasim dhe po bëjmë transparencë për atë që kemi bërë…të jeni të sigurt, është në një monitorim të jashtëzakonshëm të arkeologjisë se këta e dinë më mrë se në rendësinë e asaj vepre dhe ne dimë edhe parullat që do na dalin këtu”, tha Dako teksa ne kete moment perfaqesues te shoqerise civile hapen pankarten ku shkruhej: “protestojme”.

“Perballe do na kesh gjithmone, Kryetari i Bashkise Durres, “mister betoni”.
Protestojme kunder betonizimit dhe arrogances, kunder asgjesimit te historise dhe identitetit kombetar”, shkruan Aulon Kalaja ne profilin e tij ne Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura