Punimet në Unazën e Re, ARRSH jep njoftimin: Si do devijojë trafiku mbrëmjen e nesërme

Oct 18, 2021 | 20:47
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e nesërme do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re për shkak të punimeve në rrugën kryesore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Ditën e martë, datë 19.10.2021,  në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.

arrshrruget

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura