Punimet në Tiranë-Durrës, lëvizja vetëm në dy korsi. Policia: Na mirëkuptoni për trafikun

Apr 25, 2015 | 11:27
SHPËRNDAJE

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës e bëjnë shumë të vështirë qarkullimin e automjeteve edhe këtë fundjave.

Tirane-Durres

Policia bën me dije se nga punimet të cilat po zhvillohen në rrugë për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, do të funskionojnë vetëm dy korsi për shkak të fazës përfundimtare të shtrimit të rrugës nga QTU-ja në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

“Ftohen të gjithë përdoruesit e rrugës, për të na mirëkuptuar për trafikun që mund të krijohet pasi nuk do të funksjonojnë të katër korsitë e autostradës”- njofton policia, duke shtuar se “Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë ju kërkon ndjesë për shqetësimet në trafik dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura