Punimet në Tiranë-Durrës, ARRSH zbulon datën: Ja kur përfundojnë punimet dhe hapet rruga

Jun 14, 2018 | 9:52
SHPËRNDAJE

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

tirane-durres

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së Dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura