Punimet në rrjet, Tirana sërish me stakime të energjisë, ja oraret dhe zonat që do të kenë ndërprerje

Oct 4, 2019 | 16:40
SHPËRNDAJE

Vijojnë dhe javën e ardhshme punimet për rikonstruksionin e kabinave, çka do të sjellë ndërprerjen për disa orë të energjisë elektrike, në disa zona në Tiranë.

OSHEE

Më poshtë OSHEE njofton ndërprerjen për datën 7 tetor:

Njoftim për abonentët Tiranë
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 Tetor do të stakohet energjia në këto zona
Oraret
09:00-15:00
Pjesërisht rruga e Dibrës, rruga “Ibrahim Buzhiqi”
rruga “Mahmut Fortuzi” pranë Drejtorisë  Rajonale të OSHEE Tiranë

11:00-14:00
Pjesërisht zona midis rrugës së Barikadave dhe rrugës “Siri Kodra”

10:00- 12:00
Pjesërisht rruga “Ludovik Shllaku”, pranë sheshit “Avni Rustemi”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura