Punësimi, Basha: Sot në punë është vetëm Rama me oligarkinë e tij

Apr 28, 2016 | 21:43
SHPËRNDAJE

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama sot kur foli për punësimet.

“Shpunesuesi i mijera shqiptareve, shkaktari per mbylljen e 80 mije bizneseve, pergjegjesi per papunesine qe ka arritur zyrtarisht 18 perqind, por qe ne realitet eshte shume me e larte, akuzoi sot serish popullin e vet se eshte dembel dhe i pashkolle”, thotë Basha.

rama-dhe-basha2

Për liderin e demokratëve, papunesia “lidhet vetem me rrenimin ekonomik, me taksat e larta, me krimin qe sundon e mban larg investitoret, me korrupsionin pas cdo porte qeveritare, e per te gjitha keto pergjegjes eshte Edi Rama”.

Sot thekson Basha “vetem nje kantier eshte ne pune. Vjedhja, zhvatja, plackitja. Sot ne pune eshte vetem Rama me oligarkine e tij qe ne dy vjet ka futur ne xhep 2.2 miliard euro. 88 milion dollare tendera per 11 miqte e tij. 90 milion dollare shpenzime luksi. Ky eshte i vetmi prioriteti i Edi Rames, jo te siguroje punesim dhe mireqenie per qytetaret”.

“E lehtë të ankohesh nga kafeneja që s’ka punë dhe ta presësh punën që të ta japë shteti; më e vështirë, por absolutisht e vetmja rrugë, që ta kërkosh e ta gjesh punën në sektorin privat! Në panairin e vjetshëm u realizuan mbi 800 kontrata punësimi’, tha Rama sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura