Punësimet në administratë, DAP shpall vendet e lira, ja ku mund të aplikoni

Oct 29, 2018 | 10:29
SHPËRNDAJE

administrata-e1520500414225

Departamenti i Administratës Publike ka shpallur 403 vende të lira nga periudha shkurt-shtator 2018 dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret, që të konkurrojnë dhe për t’u bërë pjesë e Shërbimit Civil.

DAP ka njoftuar se për vendet vakante qytetarët mund të aplikojnë në faqen online të këtij institucioni dhe me pas personat që plotësojnë kriteret do të ftohen, për t’iu nënshtruar testimit të sekretuar.

Departamenti i Administratës Publike ka publikuar të dhëna rreth emërimeve në shërbimin civil për periudhën Shkurt – Shtator 2018.

Sipas DAP, gjatë kësaj periudhe janë emëruar 623 persona.  Prej tyre 312 janë meshkuj dhe 311 femra. 523 emërime janë bërë me procedura konkurrimi.

160 kanë qenë lëvizje paralele dhe 102 me ngritje në detyrë.

Në grafikun e publikuar nga ky institucion, vihet re gjatë këtyre mujave janë plotësuar vendet vakante është në Tiranë, ku janë kryer testimet dhe janë bërë 346 emërime në pozicione pune në shërimin civil.

Për të aplikuar mund të klikoni në faqen zyrtare te DAP.

 

Emerimet DAP

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura