Punë dhe sigurime shoqërore! Ukraina u jep të drejta shtesë qytetarëve nga Polonia në shenjë falenderimi pë mbështetjen

May 22, 2022 | 17:22
SHPËRNDAJE

Qytetarëve polakë që jetojnë në Ukrainë do t’u jepen të njëjtat të drejta që marrin aktualisht refugjatët ukrainas në Poloni.

volodymyrzelensky

Presidenti i Ukrainës Zelensky njoftoi planin gjatë një vizite nga homologu i tij polak, Andrzej Duda.

Një projektligj do të paraqitet në parlament për të bërë ndryshimet.

Polonia ka dhënë të drejtën për të jetuar, punuar dhe kërkuar pagesa të sigurimeve shoqërore për më shumë se tre milionë refugjatë ukrainas që kanë ikur nga pushtimi i Rusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura