“Puna e mërzitshme kur të vijnë kërkesa të paqarta”

Apr 6, 2016 | 12:42
SHPËRNDAJE

Mund ta quajmë dhe si një mjeshtër në “gdhendjen”e notave. Do… Re… Mi… Ato janë vetëm shtatë, por përcjellin muzikë pa fund. Ndërkaq ai është dhe një nga personalitetet e muzikës shqiptare.

shpetim saraci

Na fal përherë një muzikë të magjishme, ndërsa nuk ndalet të hedhë mbi pentagram esencën që duhet të përçojë krijimin e ri. Shpëtim Saraçi është një kompozitor fort i njohur dhe i angazhuar; arranxhues këngësh e pianist i shkëlqyer. Tanimë gjithçka e dalë nga duart e tij është përjetësuar nga emra të njohur të muzikës shqiptare, por ka mes tyre dhe plot talente të rinj.

Me pak fjalë, ditët e tij të profesionit bartin një ngarkesë të madhe, e cila e mban atë të ngërthyer pas instrumentit të tij më të dashur, pianos. Në këtë udhëtim të gjatë tashmë, pjesë e tij janë dhe bashkëpunëtorë të shumtë.

Cilat janë “të mirat apo të këqijat” e këtij rrugëtimi tashmë të gjatë tuajin në muzikë?

Në fakt angazhimet me projekte të ndryshme kërkojnë efiçencë të lartë dhe përgatitje të vazhdueshme për t’u përballur me të panjohura të ndryshme që mund të paraqiten sipas rastit dhe këtë mund ta quaj një gjë të mirë, pasi studimi i vazhdueshëm, le të themi, të mban në korrent me të rejat. Nga ana tjetër, ky angazhim kërkon kohë dhe përkushtim të vazhdueshëm dhe shpesh edhe mund të bëhet pengesë për rrjedhën e jetë normale.

Bëni disa profile brenda fushës së muzikës, nga përvoja juaj besoni se ka punë të mërzitshme apo njerëz të mërzitshëm në punë?

Nga përvoja ime mund të them që punë të mërzitshme nuk ka. Puna për mua është gjithmonë një proces sa kohë që nuk përballesh me kërkesa jo profesionale dhe paqartësi për atë që duam të arrijmë.

Intervisten e plote e lexoni duke klikuar KETU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura