Pulat për skartim nga Greqia në tryezat tona, Panariti pezullon importin e shpendëve

Feb 2, 2016 | 9:56
SHPËRNDAJE

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka urdhëruar pezullimin për dy javë të importit të shpendëve të gjalla, pas denoncimit mbrëmjen e së hënës në emisionin “Fiks Fare”, ku tregohej se si pulat për skartim në Greqi përfundonin në tavolinat tona.

fiksfare

“Ministri i Bujqësisë ka urdhëruar edhe inspektimin veterinar të detyrueshëm të shpendëve në kufi, deri në garantimin dhe verifikimin e origjinës”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

“Fiks Fare” bëri një tjetër investigim, duke çuar gazetarene tyre në Janinë ku ndodhen një numër i madh pularish. Ajo tentoi sërish të blejë atë lloj pule që është për skartim, pula të cilat edhe sot nuk lejohen të hyjnë në vendin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura