Pujolin e çensurojnë në Iran: Më thanë se nuk do të isha i ftuar

Jun 25, 2018 | 11:22
SHPËRNDAJE

I ftuar për të komentuar ndeshjen e së mërkurës mes Iranit dhe Spanjës në Botëror, mbrojtësi legjendar i Barcelonës, Karles Pujol, është surprizuar nga vendimi që kanë marrë në minutën e fundit drejtuesit e televizionit iranian për ta lënë në “stol”. Katalanasi nuk doli në televizor për të analizuar fitoren e kombëtares së tij dhe arsyeja ishin flokët e gjatë.

Pyjol

“Kisha arritur marrëveshjen me drejtuesin e emisionit dhe do të bëhesha gati për të komentuar, por në fund më thanë se nuk do të isha i ftuar. Arsyeja që më thanë ishte prej flokëve shumë të gjatë”, ka treguar vetë Pujol. Flokët e gjatë në fakt e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës dhe janë tashmë simbol i ish-mbrojtësit spanjoll. Por, drejtuesi i emisionit, Adel Ferdosipur, nuk e ka pëlqyer vendimin e marrë nga drejtuesit e televizionit dhe ai për disa minuta e la programin e tij. Por, Pujol e ka marrë me sportivitet këtë situatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura