Puçrra në zonën intime? Ja çfarë duhet të bëni

Dec 2, 2017 | 13:34
SHPËRNDAJE

Puçrrat në zonën intime janë sa të bezdisshme, po aq duhen trajtuar me kujdes. Sigurisht që pas tyre mund të fshihen shumë arsye, por cilado qofshin ato, nuk duhet kurrë që t’i shtypni. Puçrrat vaginale mund të shfaqen kur folikulet e qimeve inflamohen dhe rrënja e qimes qelbëzohet. “Gjëndra e djersës dhe folikulat qimeve janë të prirura për të ngrirë papastërtitë, lëkurën e vdekur duke krijuar gjëndra e puçrra.

Këto të fundit duhen trajtuar me një krem, baza e të cilit është peroksid benzoil ose acid salicilik. Sigurohuni që kremi të aplikohen vetëm në puçërr, pasi këto lloje medikamentesh mund të thajnë lëkurën.Por nëse nuk dëshironi ta bëni këtë , ka edhe një mënyrë natyrale dhe në kushte shtëpie sesi mund t’i trajtoni qimet.Kompresat me ujë të ngrohtë për 20-30 minuta mund të trajtojnë inflamacionin e nëse keni një qime të rritur nën lëkurë mund ta nxirrni me ndihmën e një piskatoreje. Mos u mundoni ta shtrydhni sepse kjo mund të çojë në një infeksion.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura