Publikoi klipin e ri, të famshmit shqiptarë reagojnë për këngën e Elvana Gjatës (FOTO)

Oct 20, 2018 | 9:58
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Elvana Gjata publikoi këngën e saj “Shade”, që vjen si një bashkëpunim me producentin Poo Bear.

Kishte kohë që Elvana paralajmëronte për këtë projekt të ri, por deri dje askush nuk dinte ndonjë detaj rreth tij. Duke qenë se nuk pati asnjë promovim për këngën, fansat e saj u habitën kur e dëgjuan atë.

Kujtojmë se Elvana është shpallur në kërkim nga policia pesë ditë pas vrasjes në ish-Bllok. Ajo u largua nga Shqipëria pa dhënë deklaratën e saj lidhur me ngjarjen, ku u implikua dhe i dashuri i saj, Ervin Mata.

Ndërkohë në mbështetje të këngëtares kanë dalë personazhe të njohur shqiptar, duke i treguar asaj se e përkrahin atë dhe talentin që ajo ka.

“Si gjithmonë Elvana”, shkruan këngëtarja Xhensila Myrtezaj teksa postoi videon e këngës në profilin e saj në “Instagram”.

“Muzika thotë gjithçka që duhet ta dini për një artist! Të flasësh është e ulët, shpifjet më keq, të qenit yll ka lindur me ty”, shkroi Besa Kokëdhima.

Gjithashtu videon e kanë postuar në profilet e tyre në instagram edhe Aurela Gaçe, Jonida Vokshi e Fjolla Morina.

Më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë, këngëtarja ndodhej në të njëjtin vend vetëm pak momente para se të ndodhte vrasja dhe u cilësia si “molla e sherrit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura