Publikohet video e plotë e aferës seksuale të priftit

Oct 9, 2015 | 11:41
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet e plota të aferës seksuale të priftit grek me drejtoreshën e një shkolle fetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një video skandaloze, prifti 67-vjeçar kryen marrëdhënie me drejtoreshën 45-vjeçare, e cila dha dorëheqjen pasi ngjarja u bë publike.

Pjese nga video skandali i priftit
Pjese nga video skandali i priftit

George Passias është prift në një kishë në qytetin e New Yorkut. Ai është i martuar me dy fëmijë dhe përflitej prej disa kohësh kjo aferë e tij me 45-vjeçaren Ethel Bouzalas, por që vazhdimisht e kishte mohuar.

Pamjet janë marrë nga kompjuteri personal i priftit dhe u dërguan në një gazetë amerikane. Më 17 shtator të këtij viti, prifti Passias u pezullua nga kreu i Kishës Ortodokse Greke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura