Publikohet shkresa e drejtoreshës së spitalit: Vetëm 155 operacione në muaj, nëse ka më shumë urgjenca shefi të ndryshojë…

SHPËRNDAJE

bardh spahia

Publikohet shkresa e drejtoreshës së spitalit rajonal Durrës, Nadire Jani, drejtuar shefit të kirurgjisë, vartësit të saj, ku theksohet se gjatë një muaji duhet të operohen gjithsej 155 pacientë, nga të cilët vetëm 65 duhet të jenë të planifikuar.

Shkresën e ka publikuar në rrjetet sociale ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili e quan turp skandaloz këtë gjë dhe denoncon numrin e reduktuar të pacientëve që duhet të operohen në një muaj në spitalin e Durrësit.

Postimi i plotë:

74211354_2426365257690860_7255682291165298688_n

KONCESIONET MBI SHENDETIN

Vetëm 90 persona në muaj kanë të drejtë të kenë ndërhyrje kirurgjikale, sipas kësaj shkrese të ministrisë së shëndetësisë, ndërsa vetëm 65 të tjerë mund të planifikohen! Kjo cmenduri llogjike në fakt e ka burimin tek koncesioni korruptiv i sterilizimit të instrumentave mjekësorë. E kam denoncuar që në fillim, koston e koncesionarit për sterilizimin e tre niveleve të seteve të veglave (seti i madh me mbi 50 instrumenta me kosto rreth 200 euro, seti i mesëm me 40-50 instrumenta me kosto rreth 150 euro dhe seti i vogel me 30-40 instrumenta me kosto rreth 100 euro). Edhe për ndërhyrjet më të vogla që kërkojnë 2-3 instrumenta, koncesionari i sterilizimit ofron vetem setin me të paktën 30-40 vegla, pra 10 fishin e veglave që nevojiten. Normal, kjo ka cuar ne rritjen e kostos së sterilizimit shumëfish, përtej cdo parashikimi. Cfarë bën Ministria? Koncesionari nuk preket e as kontrata skandaloze, por zgjidhja gjendet në kurriz të shëndetit të pacientëve: u vë plan sëmundshmërisë dhe kurimit!!! Pra qesja e taksave të shqiptarëve shqyhet për koncesionet dhe shtrëngohet për shëndetin e tyre! Deri tek shëndeti shkon makutëria e pandarë nga paaftësia epike! #TurpSkandaloz

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.