Dashnor Kaloçi
Publikohen disa dokumente sekrete të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1974, ku ndodhet një raport-informacion i hartuar nga Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit Shqiptar, Jonuz Mersini, (i kamufluar si diplomat në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë), dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, ku ai i bën me dije lidhur me “intesifikimin e punës armiqësore të Vatikanit, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, në periudhën 1973-’74, duke e maskuar atë nën petkun e aktiviteteve fetare”.
Raport-informacioni i plotë i shefit të Zbulimit Shqiptar lidhur me Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku midis të tjerash thuhet: “Për të punuar në drejtim të emigracionit Vatikani, ka shpërndarë priftërinj dhe ka çelur e po çel kisha në SHBA-ës, në Francë, në Belgjikë, Itali, Jugosllavi, Gjermani, etj. Në Romë, është formuar një grup drejtues të të gjithë këtyre aktiviteteve që, përbëhet nga priftërinjtë: Daniel Gjeçaj, Gjeto Radi, Injac Perolli, etj”.
Dokumenti sekret me raport-informacion e hartuar nga Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit Shqiptar, Jonuz Mersini, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me: “Intesifikimin e punës armiqësore të Vatikanit, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, në periudhën 1973-’74”
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al