Publikohet projeksioni i tretë i zgjedhjeve në Itali, qendra e djathtë siguron fitore bindëse me 43.2% të votave. Si bëhet ndarja e ulëseve në senat

Sep 26, 2022 | 1:45
SHPËRNDAJE

Projeksioni i tretë i përpunuar nga Konsorciumi Opinio Italia për Rai shpall sërish fitues për senatin koalicionin e qendrës së djathtë me 43.2% të votave.

giorgia meloni

Qendra e majtë raportohet të ketë siguruar 26.5% të votave.

Në Senat, “Vëllezërit e Italisë” partia e kandidates për kryeministre Giorgia Meloni ka siguruar 25.4%, Partia Demokratike 19.3%. Lëvizja 5 Yjet është vlerësuar në 15.9%; Lega me 8.8%; Forza Italia me 7.9%; Veprimi-IV me 7.5; Avs në 3.6%; + Evropa në 3%; Italexit në 2% dhe Unioni Popullor me 1.4%

Për qendrën e djathtë, vendet e fituara në senat variojnë nga 144 në 126, qendra e majtë nga 34 – 46 vende, Lëvizja 5 yjet nga 21 – 33 vende, Action – Italia Viva nga  6 – 12 vende.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura