Publikohet për herë të parë dokumenti/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave: Sasia e Arit që Mbreti Zog mori gjatë largimit është shumë herë me e madhe se…

Feb 18, 2023 | 21:18
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 është shumë herë më i madh sesa dihej deri tani.

dokok

Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate. Ky dokument është nxjerrë nga fondi i milicisë Fashiste dhe vjen në formën e një raporti.

“#FakteHistorike, Ari që mori me vete Mbreti Zog dhe dokumenti i ri që pritet të ngjallë shumë debat!

Arkivi i shtetit publikon sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog gjatë largimit nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e Arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot”, shkruan Arkivi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura