Publikohet “Pakti për Universitetin”, Shahini: Do shkarkohen anëtarët e Bordit të Administrimit, studentët të mendojnë për…

Jan 18, 2019 | 11:50
SHPËRNDAJE

Qeveria ka prezantuar për publikun “Paktin për Universitetin”, i cili vjen pas protestave të studentëve të cilët kërkonin plotësimin e 8 pikave të tyre.

Etilda Gjonaj

Kryeministri Edi Rama në daljet për mediat gjatë fundit të vitit të kaluar deklaroi se “Pakti për Universitetin”, do të përfshinte më shumë se kërkesat e studentëve.

Sot nga salla e “arTurbina”, është publikuar ky pakt, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila është dhe në rolin e moderatores tha se ministrat e fushave të ndryshme do të kenë në patronazh nga një fakultet.

Besa Shahini

“Gjithë ky proces ka zgjatur 6 javë. Kjo është thjesht një pikënisje që ky dialog të niset mbarë. Do doja të ftoja kolegët e mi, të flasin për problematikat në universitete të ndryshme. Është vendosur një marrëdhënie e re mes universitetve për mënyrën e patronazhit”, u shpreh Shahini.

pakti per universitetin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se ajo ka në patronazh Fakultetin e Drejtësisë. “Do të kemi një bashkëpunim me klinikat ligjore që ku fakultet ka”, u shpreh Gjonaj.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se: Studentët e ekselencës do të jenë në fokusin tonë, për mjekët do të kenë procedura standarde. Nëpërmjet programeve të tjera të mbështetjes, ku një element është kërkimi shkencor, ku ministria e shëndetësisë do të japë kontributin e saj.

Teksa janë prezantuar detaje nga “Pakti për Universitetin”, ministrja e Arsimit tha se  do të shkarkohen të gjithë anëtarët e Bordeve të Administrimit.

“Bordet e Administrimit do të shkarkohet në të gjithë dhe anëtarët e rinj do të zgjidhen nga një proces i hapur që do të jetë transparent. Anëtarët e Bordit do të jenë figura të njohura, dhe një prej tyre do të zgjidhet nga studentët. Prandaj u bëj thirrje studentëve që të nisin të mendojnë për procesin e zgjedhjeve, jo vetëm të anëtarëve të bordit por dhe për Këshillat Studentor, aty nuk ka pasur zgjedhje”, tha ndër të tjera ministrja e Arsimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura