Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar

Jul 21, 2021 | 20:41
SHPËRNDAJE

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

teatri

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur disa javë më parë të shfuqizojë vendimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ta kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës pronën e Teatrit Kombëtar, shembja e të cilit acaroi marrëdhëniet e artdashësve me autoritetet shqiptare dhe pati jehonë përtej Shqipërisë për mënyrën se si ishte zbatuar një veprim i tillë.

Gjykata Kushtetuese e vlerësoi veprimin e Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës si antikushtetues dhe kërkoi pezullimin e menjëhershëm të ligjit dhe vendimeve përcjellëse rreth ndërtimit të godinës së re të teatrit, sipas njoftimit të saj.

Gjykata Kushtetuese mori këtë vendim gati një vit pasi Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e kishte paditur Qeverinë Rama në maj të vitit 2020 me kërkesën për të shqyrtuar ligjshmërinë e veprimeve të kryeministrit Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të rrënuar godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar në përpjekje për ta revitalizuar atë pronë në përputhje me planin e ri urbanistik të Tiranës të dy liderëve socialist.

fletorja

Gjykata Kushtetuese theksoi se kishte shfuqizuar edhe ligji për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Ky ligj, i cili ka paraparë procedurë të veçantë për vlerësimin, negociimin dhe kontratën për objektin e ri të Teatrit kombëtar, është gjetur në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjykata Kushtutuese po ashtu ka gjetur shkelje të Kushtetutës edhe në rrëzimin e kërkesës për të shfuqizuar vendimin rreth shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.

Çështja e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë ishte përshkuar me protesta dhe ka ngjallur debat të nxehtë në Shqipëri.

Godina u shemb në shpërfillje të një dialogu të brendshëm mes artistëve e shoqërisë civile dhe autoriteteve qeveritare, duke nxitur reagime të ashpëra brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshirë nga Komisioni Evropian që atëbotë e kishte quajtur shembjen si mundësi të humbur nga palët për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/