Publikohet lista e pikëve për fituesin e fundit të çdo dege në universitet. Si duhet plotësuar Formulari A2

Jul 15, 2018 | 13:36
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/ Konsultimi me kriteret e fakultetit dhe njohja me pikët e fundit për degët që duan kandidatët, janë dy këshillat e vlefshme që japin ekspertët në prag të plotësimit të Formularit A2. Ndërsa të parat janë publikuar që në muajt e parë të këtij viti dhe afishuar tashmë pranë çdo faqeje online të fakulteteve, gazeta sjell në kujtesë fituesit e fundit në raundin e parë nga viti i kaluar. Tashmë, është koha që çdo kandidat, me laps e letër në dorë, të përllogarisë pikët që akumulon për degët përkatëse bazuar në formulat e shpallura dhe pesë komponentëve që tashmë i dinë: nota mesatare e gjimnazit llogaritur sipas vendimit të qeverisë, tre notat e provimeve me detyrim dhe dy lëndëve me zgjedhje. Kështu, bazuar në kalkulimet e para, ata përllogarisin me afërsi nëse i afrohen sadopak kufirit minimal të pikëve në profilet që dëshirojnë.

Universiteti_i_Tiranës_Universität_von_Tirana_1957_Sheshi_Nënë_Tereza_Albanien_Foto_Wolfgang_Pehlemann_DSC05868

PËRLLOGARITJET

Në portalin U-albania, tashmë kandidatët mund të marrin gjithë informacionin e duhur përpara se të bëjnë plotësimin e formularit A2, me dhjetë degët e preferuara në universitetet publike e private. Gazeta liston pikët e fituesit të fundit përpara regjistrimeve të raundit të parë, ose përpara uljes së vizës së kuqe. Në bazë të tyre, gara më e fortë është në Universitetin e Mjekësisë, Politeknikut e më pas në atë të Tiranës. Në degët e Fakultetit Ekonomik, fituesi i fundit është me 955 pikë, ndërsa te Gjuhët e Huaja niveli është pak më i ulët. Në asnjë rast, mesatarja e maturës si dhe ajo e përllogaritur sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, nuk është më pak se tetë (me përjashtim të gjuhës ruse).

Në dilemën për zgjedhjen e dhjetë preferencave, më të mirët e kanë të thjeshtë. Në vështirësi janë maturantët, të cilët dëshirojnë fort një profil dhe duhet të zgjedhin nëse ia vlen të presin uljen e vizës apo edhe raundin e tjetër, në vend që të shkojnë në një degë që e kanë të listuar, por që s’e dëshirojnë aq shumë. Përkundrejt tyre, “pesanjosët” kanë më pak zgjedhje për në universitet. Programe profesionale 2-vjeçare si në publik ashtu edhe në privat janë në dispozicion të tyre edhe sivjet. Në përfundim të aplikimeve, në muajin gusht, QSHA do të publikojë Librin e Transparencës, i vlefshëm për vijimin e garës dhe e vetmja mundësi që maturantët të shohin përmes ID-së së tyre nëse të dhënat e hedhura në sistem janë të sakta.

Vetëm pas këtij procesi, lista me aplikuesit për çdo degë iu shkon universiteteve përkatëse. Këto të fundit, në sajë të formulave të shpallura dhe të dhënave të tyre rankojnë kandidatët nga ai me më shumë pikë deri te ata me pikët minimale. Kuotat në dispozicion ndajnë me një vizë të kuqe fituesit nga humbësit për raundin e parë, fituesit e të cilit do të shpallen në datën 29 gusht. Edhe në garën e këtij viti në universitete, raundet mbeten dy, por me faza të përcaktuara regjistrimesh 48-orëshe.

RAUNDI I PARE/ PIKET E FITUESVE TE FUNDIT

UNIVERSITETI I TIRANËS

Gjuhë-Letërsi 899
Histori 861.8
Gjeografi 853.6
Gazetari 935.4
Arkeologji 883.8
Biologji 965.68
Bioteknologji 979.17
Kimi 946.67
Kimi Industriale dhe Mjedisore 919
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 937.5
Matematikë 976
Fizikë 943.75
Informatikë 959.08
Teknologji Informacioni
dhe Komunikimi 970
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 969.5
GjuhëAngleze 951.6923077
Gjuhë Frënge 845.6122449
Gjuhë Gjermane 900.9807692
Gjuhë Italiane 854.3980769
Gjuhë Greke 718.64
Gjuhë Turke 791.9791667
Gjuhë Ruse 591.5833333
Gjuhë Spanjolle me profil Gjuhe- letersi dhe
qyteterim Hispanik 804
Gjuhë Angleze (Sarandë) 589.516129
Psikologji 934.38
Punë Sociale 901.85
Filozofi 863.98
Sociologji 893.15
Shkenca Politike 948.13
Administrim dhe Politika Sociale 920.1
Administrim -Biznes 955.86
Ekonomiks 986.85
Financë 978.66
Informatikë Ekonomike 986.2
Drejtësi 945.88

UNIVERSITETI I MJEKËSISË I TIRANËS

Mjekësi e Përgjithshme 139803.7667
Farmaci 140940.5667
Stomatologji 141392.545
Infermieri e Përgjithshme 133127.8667
Mami 134195.7167
Teknikë Laboratori 141219.1667
Fizioterapi 140085.1667
Logopedi 140635.3667
Teknikë Imazherie 140181.5333
Shëndet Publik 141184.4

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR

Gjuhë -Letërsi 11.02978947
Gazetari dhe Komunikim 11.550875
Histori 10.26035294
Gjeografi 10.18335294
Matematikë 11.4744
Informatikë 11.22566667
Biologji -Kimi 11.84011111
Infermieri e Përgjithshme 12.348
Infermieri (Mami) 11.112
Infermieri (Fizioterapi) 12.70111111
Psikologji 12.39544444
Punë Sociale 12.334
Mësuesi për Arsimin Fillor 11.22566667
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 11.43333333
Edukim Fizik dhe Sporte 32.448
Administrim – Biznes 11.79033333
Financë – Kontabilitet 12.13823333
Turizem 11.235

Gjuhë Angleze 12.264
Gjuhë Italiane 10.451
Gjuhë Gjermane 6.15875

UNIVERSITETI “EQEREM CABEJ” GJIROKASTËR

Drejtësi 10.5868
Biologji -Kimi 6.2725
Teknologji Informacioni 6.488583333
Infermieri e pergjithshme 6.79
Infermieri Mami 6.5485
Histori – Gjeografi 6.351666667
Gjuhë -Letërsi Shqipe 6.749433333
Gjuhë Letërsi Angleze 7.029958333
Mësuesi për Arsimin Fiillor 6.56185125
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 6.412875
Kontabilitet – Financë 6.629625
Administrim –Publik 6.701125
Ekonomi Turizem 6.84125

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORCË

Administrim dhe Politika Sociale 8.220333333
Matematikë- Fizikë 8.36375
Matematikë Informatikë 8.676666667
Teknologji Informacioni 8.605
Infermier i Përgjithshëm 8.1815
Biologji-Kimi 8.088
Mami 7.8145
Financë- Kontabilitet 7.864
Menaxhim 7.715
Administrim Biznesi ne Marketing 7.819444444
Administrim Biznesi ne Turizëm 7.354166667
Gjuhë-Letërsi 7.854
Histori – Gjeografi 8.035
Arsimi fillor Klasa I- VI 6.268654545
Arsim parashkollor 6.299054545
Gjuhë Angleze 6.586545455
Agroushqim 6.501
Agrobiznes 6.171285714

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

Shkenca Kompjuterike 920.7650727
Sistemet e Informacionit 766.042
Teknologji Informacioni 912.2795933
Matematikë -Informatikë 845.1210667
Informatikë -Anglisht 944.2132489
Multimedia dhe Televizioni Dixhital 838.2328
Administrim Biznesi 8725.740741
Menaxhim – Marketing 8641.511364
Shkenca Ekonomike 7893.377778
Financë -Kontabilitet 8873.444444
Bankë Financë 8786.782609
Menaxhim Hotel Restorant 7952
Menaxhim Turizëm Kulturor 7765.246154
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 6811.888889
Gjuhë Angleze 857.96
Mësuesi për Arsimin Fillor 859.51
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 810
Gjuhë Letërsi -Anglisht 808.9072727
Gjermanisht-Anglisht 836.85
Infermieri e Pergjithshme 867.5727073
Mami 817.8852273
Fizioterapi 877.1130632
Navigacion dhe Menaxhim Detar 7005.883721
Specialist Elektrik (2- vjeçar) 6916.511628
Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime (2- vjeçar)
6605.435897
Asistencë Stomatologji(2- vjeçar) 750.5801135
Menaxhim Ndërtimi (2- vjeçar) 6749.229167
Menaxhim Transporti (2- vjeçar) 6902.209302
Asistencë Ligjore (2- vjeçar) 7164.119048

Asistencë Administrative (2- vjeçar) 6907.978723
Teknologji Automobilash (2- vjeçar) 7107.034783
Specialist Rrjetesh Kompjuterike
(2-vjeçar) 7060.020833
Informatikë Praktike (2- vjeçar) 6888.266667
Drejtësi 7.891555556
Shkenca Politike 837.37
Administrim Publik 831.721413
Politikë Ekonomike 747.9924348
Marrëdhënie me Publikun 852.81
Histori 788.38
Psikologji Socilogji 874.4530435
Ekspert ne Proceset e Formimit 789.3195552

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

Inxhinieri Informatike 13725.65075
Inxhinieri Elektronike 13722.38
Inxhinieri Telekomunikacioni 13721.575
Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë)
13084.93
Inxhinieri Elektrike (Energjitike) 13448.4
Inxhinieri Mekanike 12792.045
Inxhinieri Tekstile dhe Modë 12760.3
Inxhinieri Materiale 10924.48
Inxhinieri Ndërtimi 13642.35
Inxhinieri Hidroteknike 13410.18788
Inxhinieri Mjedisi 13452.8275
Inxhinieri Gjeodezi 13022.82
Arkitekturë (Arkitekt) 13655.55
Arkitekturë (Urbanist) 13525.155
Shkencat e Tokës 10071.421
Inxhinieri Gjeoinformatike 12194.7
Inxhinieri Gjeoburimesh 11877.4145
Inxhinieri Gjeomjedis 11981.6
Inxhinieri Fizike 13021.75
Inxhinieri Matematike 13393.45
Shkencat e Lëvizjes 51.5
Fushat e Veprimtarisë Fizike, të
Shëndetit dhe të Rekreacionit 50
Arkitekturë Interier dhe Dizajn 13510.26
Inxhinieri Ekonomike 13449.81138
Inxhinieri Mekatronike 13495.13

UNIVERSITETI I ARTEVE I TIRANËS

Muzikologji 92.3
Kompozim 139.6
Violinë 157.1
Klarinetë 141.4
Kanto 108.36
Pedagogji Muzikore 92.52
Pikturë 130.58
Skulpturë 130.83

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

Mjekësi Veterinare 8.401
Menaxhim Veterinar 6.066
Menaxhim Agrobiznesi 7.45305
Ekonomi dhe Politikë Agrare 7.47
Financë Kontabilitet 8.5679
Ekonomiks i Aplikuar 8.14285
Informatikë Biznesi 8.21675
Menaxhim Turizmi rural 7.24185
Mbrojtje Bimësh 6.291
Hortikulturë 5.877
Prodhim Bimor 5.832
Zootkn dhe Biznes Blegtoral 5.436
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 5.544
Teknologji Agroushqimore 7.39335
Vreshtari Enologji 5.5575
Mbarështim Pyjesh 6.453

Përpunim Druri 6.12
Agromjedis dhe Ekologji 6.714
Agromekanizim 5.94

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

Inxhinieri Mekanike 6.914111111
Inxhinieri Navale 6.354181818
Inxhinieri Elektrike 7.004833333
Navigacion 6.570833333
Biologji 7.841125
Kimi 6.684583333
Matematike 7.83325
Informatike 7.728166667
Teknologji Informacioni 7.579333333
Shkenca Kompjuterike 7.721416667
Infermieri e pergjithshme 7.9
Infermieri Mami 7.67
Gjuhe Shqipe dhe Letersi 7.82625
Drejtesi 7.976333333
Gjuhe angleze 7.919333333
Gjuhe italiane 7.254
Mesuesi per Arsimin Fillor 7.980666667
Mesuesi per arsimin Parashkollor 7.533666667
Pedagogji e specializuar 8.863833333
Histori-Gjeografi 8.006
Finance 7.658625
Kontabilitet 7.484177143
Administrim biznesi 7.959945833
Marketing 8.063125
Ekonomiks 7.918404762
Menaxhim turizmi 7.7125

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI” ELBASAN

Gjuhë shqipe dhe Letërsi 79.06666667
Histori – Gjeografi 78.375
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 50.625
Gjuhë Angleze 82.41666667
Gjuhë Italiane 64.38333333
Gazetari 81.56666667
Gazetari dhe Gjuhë Angleze 77.43333333
Biologji – Kimi 75.72776667
Matematikë – Fizikë 62.3
Teknologjitë e Informacionit 72.09166667
Teknologji Laboratori(2 vjeçar) 62.525
Matematikë Informatike 59.10833333
Infermieri e Përgjithshme 81.6
Infermieri – Mami 76.15
Fizioterapi 82.15
Logopedi 79.78333333
Imazheri 82.65
Teknik Laboratori 81.1
Mësuesi për Arsimin Fillor 75.78333333
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 72.58333333
Edukim Qytetar 75.07083333
Punonjës Social 75
Gjuhë gjermane 54.50166667

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORCË

Filozofi – Sociologji 64.275
Psikologji 81.44166667
Edukim Fizik dhe Sporte 5.857142857
Administrim – Biznes 81.45
Financë – Kontabilitet 83.68333333
Ekonomia dhe e Drejta 74.38166667
Informatikë Ekonomike 75.78333333
Ekonomi Turizmi 74.45
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 73.78333333
Shkenca Juridike në Biznes 78.1
Shkenca Juridike në
Sektorin Publik 79.23333333
Filozofi-Sociologji 7.961

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura