Publikohet fotoja e rrallë/ Ja veteranët shqiptaro-amerikanë të Luftës së Dytë Botërore, luftuan kundër…

Nov 9, 2020 | 7:35
SHPËRNDAJE

Publikohet për herë të parë një foto të rrallë të ish ushtarakëve amerikanë me origjinë shqiptare të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore, u inkuadruan në rradhët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe luftuan në frontet e Paqësorit (kundër Japonisë) dhe në atë të Europës (kundër Gjermanisë).

veteranet

Nuk ka një statistikë të saktë, por besohet se numri i emigrantëve shqiptarë të rreshtuar në ushtrinë amerikane gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ishte relativisht i lartë. Madje një ndër eksponentët më të njohur të Shërbimit Informativ të SHBA-së gjatë viteve 1939 – 1945 (OSS), i quajtur Thomas Stephan (Thoma Stefani) u atashua në Shtabin e Përgjithshëm të UNCSH, dhe personalisht pranë vetë Enver Hoxhës.

Fotoja në fjalë është bërë disa vite pas përfundimit të luftës, ku tashmë ish ushtarakët shqiptaro-amerikanë do të gëzonin edhe statusin e “Veteranit të Luftës së Dytë Botërore”. Nga e majta në të djathtë, Angelo Andoni, George Ratska, James Kosmo, George Chani, Louis Kosmo, Nick Toska, William Kosmo, Steve Peters, dhe James Kristo. Ulur, Dr. Andrea Elia, Paul Apostoli, Al Tromara, Peter Chani, John Chicos, dhe Peter Lucas./Memoria.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura