Publikohet dokumenti/ Avokati i “Hysenbelliu Group”: Dallëndyshe Bici e ka pranuar që “Prestige Resort” është me leje! Harta ku ka firmosur vetë Edi Rama

Mar 23, 2023 | 23:58
SHPËRNDAJE

Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV është publikuar shkresa e Dallëndyshe Bicit e vitit 2017 në kohën kur ka qenë drejtoreshe e IKMT, e cila konfirmon se “Prestige Resort” është me leje.

Avokati i “Hysenbelliu Group”, Erjon Kanxheri tha se ky dokument është fakt duke theksuar se edhe KKT edhe vetë Dallëndyshe Bici kanë deklaruar që kompleksi është me leje.

 

shkresa1
Dokumenti me firmen e Dallendyshe Bicit

 

“Edhe vetë KKT ka deklaruar që është me leje, edhe drejtohesha e IKMT, Dallëndyshe Bici në 2017 kur ka patur një ankesë nga një palë të tretë dhe është shqyrtuar kompleksi dhe konkluzioni i tyre ka qenë që nuk ka pasur shkelje”, u shpreh avokati Kanxheri.

firma
Firma e Edi Rames

Ndërkohë është publikuar edhe harta e lejes së ndërtimit të “Prestige Resort”, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Në hartë është edhe godina që u shemb me tritol, por edhe dy godinat e konfiskuara.

firma2
Firma e ministres se kohes, Eglantina Gjermeni
harta
Harta e lejes se ndertimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura